Juventus ndryshon logon historike, kështu duket tani

Futboll

Juventus ndryshon logon historike, kështu duket tani

Më: 17 janar 2017 Në ora: 09:54
Logoja e Juventusit

Juventus pas shumë vitesh ka ndryshuar logon e saj historike, duke prezantuar së fundmi një logo të re, e cila duket krejt ndryshe nga ajo e para.

“Zonja e Vjetër” ka zhdukur stemën ikonike në formë ovale me kafshën simbolike të saj, zebrën. Në foto, duket logoja që është shndërruar në shkronjën e bardhë “J” me fushë të zezë, ndërsa sipër shkruhet “Juventus”.

Ndërkohë, logoja e re ka shkaktuar pakënaqësira tek shumë prej fansave, të cilëve s’u mbetet gjë tjetër veçsë të mësohen me të.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat