Shko në Kinë - Bota Sot
Shko në Kinë

Futboll

E hënë, 15 tetor 2018

Shko në Kinë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 16:07
Conte e Costa

Çfarë po ndodh prapa kuintave te Chelsea midis Antonio Conte dhe Diego Costa? Të gjithë kanë teorinë e tyre. Sipas raporteve ata janë përfshirë në një konfrontim të nxehtë gjatë një seance stërvitore javën e kaluar pasi Costa, i cili ka një dëmtim në shpinë, u ankua ndaj fizioterapistëve të klubit. Conte reagoi keq dhe është dëgjuar të bërtiste “Shko në Kinë!”, duke iu referuar spekulimeve të një lëvizje me rrogë 36 milionë euro në Super League kineze. Thashethemet u rritën kur Costa nuk udhëtoi me ekipin për t’u përballur me Leicester City, ku liderët e Premier League fituan 3:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test