Bonaventura rinovon deri në 2020-n me Milanin

Futboll

Bonaventura rinovon deri në 2020-n me Milanin

Më: 18 janar 2017 Në ora: 17:47
Bonaventura

Tashmë është zyrtare. Jack Bonaventura ka rinovuar kontratën e tij me Milanin deri në 30 Qershor të vitit 2020. Mesfushori italian e ka zgjatur edhe me një tjetër vit marrëveshjen e mëparshme. Nga kontrata e re Bonaventura do të përfitojë një rritje të konsiderueshme të pagës. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në llogarinë e 27-vjecarit do të shkojnë 2 milionë Euro në sezon plus bonuset. Akordi mes administratorit të deleguar të Milanit, Adriano Galliani dhe menaxherit të lojtarit Mino Raoila për zgjatjen e bashkëpunimit me Bonaventurën ishte arritur prej kohësh por për të hedhur firmën mbi kontratë mungonte ok-i i pronarëve të rinj kinezë, i cili ka ardhur në orët e fundit.

Milani blindon në këtë mënyrë një nga lojtarët më të rëndësishëm që ka në dispozicion trajneri Montella. Futbollisti 27-vjecar është i domosdoshëm për kuqezinjtë pasi me Bonaventurën në rolin e mesfushorit ose atë të sulmuesit të krahut, Milani shndërrohet në një skuadër shumë më të rrezikshme. Bonaventura është transferuar në San Siro në Janar të vitit 2015. Në këto 2 vite ai ka zhvilluar 91 ndeshje me Milanin duke realizuar dhe 18 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat