Rashica në formë të mirë në kampionatin holandez

Futboll

Rashica në formë të mirë në kampionatin holandez

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2017 Në ora: 15:00
Milot Rashica

Milot Rashica është prej më të merituarve që skuadra e Vitesse-s u kthye me një pikë të madhe. Vitesse si mysafirë barazoi me rezultat 1:1 me Groningen-in. Futbollisti nga Vushtrria bëri një depërtim fantastik dhe nga anash, vija e 16-shit për bukuri harkoi kur Foor nga rreth 11 metra me gjuajtje të fortë barazoi rezultatin 1:1. Vendasit kishin kaluar në epërsi në minutën e 6-të përmes Jenssen. Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Rashica, u paraqit standard, duke qenë ndër më të mirët dhe është i lumtur për asistimin që bëri në golin e barazimit. Pas 19 jave Vitesse është në vend të shtatë me 27 pikë të tubuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat