Zarate te Watfordi është punë e kryer, por arsyeja pse nuk po bëhet zyrtare është interesante

Futboll

Zarate te Watfordi është punë e kryer, por arsyeja pse nuk po bëhet zyrtare është interesante

Më: 24 janar 2017 Në ora: 21:13
Mauro Zarate

Mauro Zarate do të kthehet në Angli pas një viti te Fiorentina.

Ai ka arritur marrëveshje me Watfordin, por pritet të mbyllet ndeshja e sotme Napoli –Fiorentina.

E gjithë kjo pasi që Zarate është i dënuar me tri ndeshje moslojë shkaku i një ndërhyrje të rëndë në ndeshjen Chievo – Fiorentina për Kupë.

Me ndeshjen e sotme i mbesin Zarates edhe dy ndeshje pasi në Itali kartonët në Kupë dhe Kampionat shkruhen ndaras.

Nuk është e qartë nëse pezullimi do të jetë i vlefshëm edhe në Ligën Premier apo vetëm në FA Kupë. Kjo duhet të vendoset nga Federata Angleze.

Normalisht në Angli, pezullimet janë të vlefshme në të gjitha kompeticionet.

Nëse FA vendos se pezullimi do të vazhdojë në të gjitha kompeticionet, Zarate do të humbë ndeshjet me Millwallin dhe Arsenalin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat