Futbollistët nga Kosova lahen në detin e Durrësit

Futboll

Futbollistët nga Kosova lahen në detin e Durrësit

Nga: K. Goca Më: 25 janar 2017 Në ora: 12:55
Llapjanët në detin e Durrësit k

Ftohti nuk i ndalë!  Në bregdetin shqiptar në Durrës, disa nga skuadrat e Kosovës vazhdojnë përgatitjet. Me gjithë ftohtin futbollistët e Llapit nga Podujeva, nënkampion vjeshtor, futen në uji dhe lahen, ashtu edhe siç shihen në foto, që e ka publikuar vetë faqja e klubit. “Skuadra e Llapit po vazhdon me përgatitje intensive në bregdetin e Durrësit. Forma e ekipit është maksimalisht e mirë dhe lojtarët janë duke dhënë maksimumin e tyre që të jenë të gatshëm për sezonin pranveror. Sot në orët e mëngjesit futbollistët janë freskuar edhe në det dhe pastaj kanë përfunduar stërvitjen e radhës para ndeshjes kundër Kamzës. Ndeshja Kamza – Llapi, zhvillohet sot me fillim nga ora 14:00 në stadiumin e Kamzës”, bëhet e ditur nga Llapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat