Neymar: Firmën në letër e ka vënë babai im

Futboll

Neymar: Firmën në letër e ka vënë babai im

Më: 26 janar 2017 Në ora: 15:49
Neymar me shoqëruesin e tij

“Confidential” ka zbuluar sot deklaratën e Neymar Jr. para gjyqtarit përkatës, për krimin e korrupsionit në mesin e disa individëve, lidhur me transferimin e tij te Barcelona. Fjalë nga sqarimi para gjykatës i sulmuesit brazilian, bërë më 2 shkurt 2016, deri tani kanë qarkulluar në media, por nuk është mbërritur në deklaratën e tij të plotë. Neymar ishte i bindur në shpjegimin e tij për gjykatësit dhe gjithmonë ka pohuar se të gjitha kontratat janë menaxhuar nga babai i tij, raporton telesport. “Unë nuk di shumë. Nuk di shumë edhe mbi ato që thuhen në shtyp. Babai im është personi që menaxhon karrierën time. Ai është një person, të cilit i besoj me sy mbyllur. Babai kujdeset për jetën dhe karrierën time. Nuk mbaj mend shumë gjëra nga kontratat që kam nënshkruar deri më tani, por e di se profesionalisht isha 16 vjeç, kur kam nënshkruar kontratën time të parë. Edhe asokohe, firmën në letër e ka vënë babai im, që trajton çdo gjë. Eshtë një person, të cilit i besoj, dhe ai më kërkoi të nënshkruante dokumentet. Kjo është ajo që kam bërë, pa ndonjë problem, – ishin zbulimet e para të ish-lojtarit të Santosit, që vazhdoi para gjykatësve:– Nuk mbaj mend, sepse nuk e kam marrë kontratën, as kam pasur preokupim personal se çfarë po ndodh me karrierën time. Nuk më pëlqen të merrem me kontratat, ndaj kam një person, i cili zotëron fuqi të plotë në negocime me klubet dhe palë të tjera. Ai është babai im dhe gjithmonë arrin çdo gjë, në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë bëj atë që më thotë ai. Ky është një person që e besoj, është një person që ka liri të plotë për të bërë atë që unë dua me jetën time”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat