Shaqiri ka një deklaratë të fortë për Messin

Futboll

Shaqiri ka një deklaratë të fortë për Messin

Nga: K.G. Më: 26 janar 2017 Në ora: 18:25
Shaqiri në ilustrim

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, futbollist i Stoke Cityt dhe i kombëtares së Zvicrës, ka thënë për “stokesentinel.co.uk”, se nëse nuk do të bëhej futbollist do të ishte astronaut. Ai befasoi edhe për futbollistin Lionel Messin, duke dhënë një deklaratë shumë të fortë: “Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur kundër është Lionel Messi. Ne të dy shënuam në miqësoren ndaj Zvicrës dhe Argjentinës disa vite më parë”. Shaqiri ka kujtime të shumta, që nga koha kur luante për kampionin zviceran Baseli, pastaj në Bayern Munih, në Inter e Stoke City posaçërisht në kombëtaren e Zvicrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat