Të ardhura rekorde në Bundesligë

Futboll

Të ardhura rekorde në Bundesligë

Më: 26 janar 2017 Në ora: 18:36
Bundesliga

Klubet e ligës së parë të futbollit gjerman, kanë thyer rekord duke arritur të ardhura prej 3,24 miliardë eurove në sezonin 2015-2016.

Në raportin financiar të publikuar në ueb faqen e Bundesligës, raportohet se të ardhurat e 18 klubeve të kësaj lige në sezonin 2015-2016, duke shënuar rritje prej 23,7 për qind në krahasim me sezonin paraprak, kanë arritur 3,24 miliardë euro. 

Gjithashtu theksohet se të ardhurat të cilat për herë të parë arrijnë deri në 3 miliardë euro, ndërsa 13 nga gjithsej 18 klube të kësaj lige, kanë arritur mbi 100 milionë euro të ardhura.  

Ndërsa të ardhurat e ligës së dytë të futbollit gjerman në sezonin 2015-2016 kanë arritur 608,3 milionë euro, duke shënuar rritje prej 20,6 përqind në krahasim me sezonin paraprak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat