Sipas UEFA-s, Juventus është më lart se Reali dhe Bayerni

Futboll

Sipas UEFA-s, Juventus është më lart se Reali dhe Bayerni

Më: 27 janar 2017 Në ora: 08:23
Juventusi

Bardhezinjtë kanë parakaluar kampionët e Evropës. “Zonja e Vjetër” tani është në vendin e pestë.

Bardhezinjtë kanë kaluar “të mëdhenjtë” e Evropës si Real Madrid dhe Bayern Munich, të cilët mbajnë vendin e gjashtë, respektivisht të dhjetin.

Inter, skuadra italiane më afër bardhezinjve, është në vendin e 64-t. Kur ka kaluar më pak se një muaj nga rifillimi i kampionateve evropiane të futbollit, UEFA ka përditësuar renditjen e klubeve, duke marrë parasysh vetëm sezonin 2016/17.

Theksojmë se renditjen e kryeson Barcelona që ndan vendin e parë me Atletico Madridin ndërsa Dortmund zë pozitën e tretë.

Renditja:

1.Barcelona, SPA, 21.685
1. Atletico de Madrid, SPA, 21.685
3. Borussia Dortmund, GJER, 21.314
4. Arsenal, ANG, 21.271
5. Juventus, ITA, 21.183
6. Real Madrid CF, SPA, 20.685
7. Leicester City, ANG, 20.271
8. Paris Saint-Germain, FRA, 20.150
9. Sevilla, SPA, 19.685
10. Bayern Munich, GJER, 19.314

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat