Rashica i gëzohet fitores, Celina skuqet

Futboll

Rashica i gëzohet fitores, Celina skuqet

Nga: Kemajl Goca Më: 29 janar 2017 Në ora: 16:28
Milot Rashica

Reprezentuesit e Kosovës, Milot Rashica dhe Bersant Celina, me ekipet tyre dolën ballëlartë. Rashica me Vitessen si vendas shënuan fitore minimale me rezultat 2:1 ndaj AZ Alkmaar, kurse Celina me Twente si mysafirë e mundën me 2:1 Zwollen. Për dallim nga Rashica, Celina pati një ditë të keqe, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 49-të. Ai te vija fundore e godet me shqelm futbollistin vendas dhe gjyqtari e ka vërejtur, duke e përjashtuar direkt me të kuq. Ndërkaq, Rashica luajti deri në minutën e 71-të, kurse Vitesse renditet në vend të shtatë me 30 pikë, kurse Twente është një pozitë më poshtë me po aq pikë pas 20 jave në elitën e futbollit holandez

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat