Kush është mbrojtësi shqiptar që ‘varrosi’ Barcelonën

Futboll

Kush është mbrojtësi shqiptar që ‘varrosi’ Barcelonën

Më: 29 janar 2017 Në ora: 18:03
Mbrojtësi Riza Durmishi

Nëse për mediat spanjolle Barcelona e sotme ishte një fantazmë, meritë për ‘vrasjen’ e saj kishte padyshim edhe mbrojtësi me origjinë shqiptare që luan me Betis, Riza Durmishi.

Durmisi luajti me mirë, duke mbuluar çdo hapësirë në vijën e mbrojtjes, ndërsa një nga treshet sulmuese më të frikshme në botë nuk arriti ti siguronte fitoren blaugranëve.

Në futbollin ndërkombëtar, Durmisi, i cili ka lindur në Danimarkë, aktivizohet për kombëtaren daneze. Sipas raportimeve të mediave, ai kërkohet nga skuadra angleze e Liverpool.

Takimi

Ndeshja nuk nisi edhe aq mirë për Barcelonën që në minutat e para vuajti jo pak presionin e skuadrës së Victor Sanchez. Në të 19-tën, Ter Stegen bëri shpëtimtarin duke ndalur një tentativë nga distanca të Daniel Ceballos.

Në të 30-tën, iu afrua golit edhe Ruben Castro, ndërkohë që fraksioni i parë i lojës u mbyll me një super-pritje të Adan ndaj Neymar.


 

Në pjesën e dytë Real Betis bëri gjithçka për të marrë avantazhin. Në të 73-tën, Ceballos me goditjen e tij nga distanca u ndal nga traversa. 1 minutë më pas shtylla i tha "jo" golit të Ruben Castros për të ardhur te goli e avantazhit të cilin Real Betisi e gjeti me Alex Alegrian në të 75-tën.

Një finalizim që bëri të shpërthente gëzimi në Benito Villamarin. Por, vetëm pak minuta më pas, Barcelonës iu mohua padrejtësisht nga gjyqtari një gol i rregullt, që mund të vendoste baraspeshën dhe ti mund ti hapte rrugën suksesit të Barçës në këtë takim.

Image

Krosim i Aleix Vidal me Jordi Albën që arriti ta devijonte topin i cili e kaloi me plot 30 centimetra vijën fatale, përpara se të largohej nga Mandi, por për gjyqtarin Hernandez nuk ishte gol.

Protesta të shumta nga ana e lojtarëve të Barcelonës, të cilët kërkuan moviolën në fushë pasi bëhej fjalë për një episod që mund të ndryshonte fatin e ndeshjes, por kryesori lejoi vazhdimin e lojës. Arbitri u bë protagonist në një tjetër rast duke mos akorduar një penallti të diskutuar, pas një rrëzimi të Neymar në zonën e Betis.

Golin e barazimit Barcelona e gjeti gjithsesi në minutën e 90-të kur Messi mes 4 kundërshtarëve nxori të lirë përpara Adan me një pasim perfekt Luis Suarez-in, i cili nuk fali duke fiksuar rezultatin përfundimtar të këtij takimi në 1-1.

Momentet më mira të Betis - Barcelona

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat