Nëntë skuadra angleze e duan yllin e ri të Romës

Futboll

Nëntë skuadra angleze e duan yllin e ri të Romës

Më: 30 janar 2017 Në ora: 16:39
Leandro Paredes

Leandro Paredes mund të largohet nga Roma në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori argjentinas nuk është pjesë e formacionit bazë tek Roma dhe mund të largohet

Ardhja e francezit Clement Grenier ka shtuar zërat për një largim të mundshëm të Paredesit nga ‘Olimpico’.

Mediat në Angli kanë raportuar se e ardhmja e tij pritet të jetë në Ligën Premier ku nëntë skuadra elitare janë të gatshme ta transferojnë atë.

Chelsea, Liverpool, Arsenal, Tottenham Hotspurs, Everton, Crystal Palace, West Ham United, Watford dhe Hull City janë ekipet që e duan talentin argjentinas.

22-vjeçari shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur dhe Roma mund ta lë të lirë vetëm për një ofertë të lartë.

Besohet se ‘Giallorosët’ do ta lejojnë largimin e tij vetëm nëse vije një ofertë mbi 35 milionë euro.

Së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe rivali italian i Romës, Juventus, por vështirë se verdhë e kuqtë do ta forcojnë kundërshtarin e tyre për titull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat