Barcelona bën hapin e parë drejt finales

Futboll

Barcelona bën hapin e parë drejt finales

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 00:48
Messi

Kampioni i Spanjës, Barcelona, bëri hapin e parë drejt finales së Kupës së Mbretit. Barcelona si mysafirë shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Atletico Madridit. Luis Suarez dhe Lionel Messi janë kreatorët e fitores së katalunasve. Futbollistët e Barcelonës dëshmuan lojë më të mirë dhe fitorja në Madrid i bënë me të qetë për takimin e kthimit në Camp Nou. Në minutën e 7-të, Luis Suarez, ashtu si di me stilin e tij pothuajse nga 40 metra me një shpejtësi të madhe mashtron mbrojtjen e vendasve dhe futet në 16-sh, nga rreth 13-14 metra e mposhti portierin Moya dhe 0:1. Lionel Messi si gjithnjë specialist për të shënuar nga distanca.

Rakitiç për bukuri e shërben Messin i cili nga rreth 18-19 metra me gjuajtje sa mjeshtërore aq edhe të fortë plasoi topin në rrjetën e Atletico-s dhe 0:2. Sulmuesi francez, Antoine Griezmann ngushtoi humbjen në minutën e 59-të.

Godin harkon për bukuri, kurse Griezmann me kokë shënoi për 1:2. Barcelona bën hapin e madh drejt finales, kurse Atletico-n e pret supersfidë në Camp Nou dhe do ta ketë shumë vështirë ta përmbys këtë rezultat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat