Juventus – Inter, Allegri befason me këtë deklaratë

Futboll

Juventus – Inter, Allegri befason me këtë deklaratë

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 23:45
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri

Juventusi me shumë mund ka arritur të triumfojë në derin e Italisë, ku mposhti 1:0 Interin, e golin e shënuar në fund të pjesës së parë nga Juan Cuadrado.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka vlerësuar lartë përformancën dhe nivelin që shfaqën të dy skuadrat në këtë ndeshje.

Ai tha se kjo ndeshje ishte e një niveli të një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ishte një ndeshje e madhe, me një nivel shumë të lartë. Në atë që treguan lojtarët, dukej një ndeshje gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, dhe kjo është nga ato ndeshjet që duhet të mësojmë”, ka deklaruar Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat