Dy gola, tre të skuqur, një penallti e humbur, Barcelona në finale

Futboll

Dy gola, tre të skuqur, një penallti e humbur, Barcelona në finale

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 22:55
Luis Suarez

Skuadra e Barcelonës është kualifikuar në finalen e Kupës së Mbretit, pasi ka eliminuar njërën nga kundërshtarët më të papërshtatshëm, Atletico Madridin. Barcelona si vendas barazoi 1:1 në takimin që u luajt në Camp Nou, por falë fitores 2:1 në Madrid, me rezultat të përgjithshëm 3:2 shkon më tutje. Në minutën e 43-të, kapiteni Lionel Messi me vetëmohim të pashoq depërton dhe nga rreth 18 metra dërgon goditje të fortë, e cila ndalet nga portieri Moya, por rikthehet topi deri të Luis Suarez i cili nga afërsia se pati të vështirë të fërfëlloi në rrjetë.

Një ndeshje shumë e fortë dhe me tre futbollistë të ndëshkuar me karton të kuq, një penallti e humbur nga mysafirët. Roberto e Suarez të Barcelonës u përjashtuan nga loja pas dy të verdhëve në minutën e 57-të përkatësisht të 90-ën sikurse edhe Carrasco i Atletico Madridit në atë të 69-tën. Barcelona ishte me fat në dhjetë minutat e fundit, pasi që Atletico u tregua shumë e fortë dhe gati sa përmbysi fitoren e rivalit të sfidës së parë.

Në minutën e 80-të, Gameiro dështoi nga penalltia, ndërsa tre minuta më vonë i njëjti lojtar, por kësaj here shënon pas asistimit te Griezmannit dhe barazoi rezultatin 1:1. Atletico Madridit eliminohet nga gara e Kupës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat