Montella: Fitore e merituar kundër Bolognas

Futboll

Montella: Fitore e merituar kundër Bolognas

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 08:14
Vinvezo Montella

Milan ka arritur me mjaft mund të triumfojë si mysafirë i Bolognas me rezultat 1-0.

Kuqezinjtë shënuan fitore në saje të një goli të Mario Pasalicit, megjithëse ishte me dy lojtarë më pak në fushë shkaku i përjashtimit me kartonë të kuq të Gabriel Palettas dhe Juraj Kuckas.

Megjithatë, trajneri i skuadrës së qytetit të modës, Vinvezo Montella ka pohuar se ishte një fitore e arritur me përkushtim dhe meritë.

“Ishte shumë e vështirë të kontrollosh emocionet. Është një fitore e madhe që vlen më shumë se tre pikë. Kishim nevojë që t’i dëshmojmë vetes se kemi këtë shpirt, dhe ishte një fitore e arritur me përkushtim të pastër”, ka thënë Montella për Sky Sport Italia.

Ndryshe, Milan aktualisht zë pozitën e shtatë të renditjes tabelore të Serie A me 40 pikë, përkatësisht ka 17 pikë më pak se lideri Juventus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat