De Gea: Të ardhmes nuk i dihet

Futboll

De Gea: Të ardhmes nuk i dihet

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 16:36
David De Gea

David De Gea ka folur rreth të ardhmes së tij, por pa dhënë shumë sqarime.

Më herët gjatë ditës mediat spanjolle e lidhën portierin e Manchester Unitedit me një kalim të tij te Real Madridi në verë.

Por, De Gea nuk ka sqaruar asgjë, pasi ka thënë të ardhmes nuk i dihet dhe se është i lumtur në një klub të madh.

“Askush nuk e di. E ardhmja është e ardhmja”, ka thënë De Gea për mediat angleze.

“Jam shumë i lumtur këtu, ky është një klub i madh”, përfundoi portieri spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat