Barcelona me trajner të ri?

Futboll

Barcelona me trajner të ri?

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 20:55
Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman

Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman është thënë se mund të transferohet në fund të sezonit për të menaxhuar ish klubin e tij në La Liga, Barcelonën.

Raportet se klubi në “Camp Nou” ishte duke kërkuar trajnerin holandez u shfaqën pasi Luis Enrique thuhej se do të largohet nga gjiganti katalunas.

Trajneri ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën spanjolle dhe disa sugjerojnë që ai mund të largohet nga klubi në muajin qershor kur marrëveshja e tij skadon.

Sidoqoftë, Koeman së fundmi ka mohuar këto raporte duke thënë thjeshtë: “Asgjë, asgjë, asgjë. Do ia lë gjithmonë këtë Barcelonës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat