Juventus shet Hernanes

Futboll

Juventus shet Hernanes

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 08:44
Hernanes

Skuadra e Juventusit dhe ajo kineze, Hebei China Fortune kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit brazilian, Hernanes.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e skuadrës italiane, e cila njofton se e ka shitur për 8 milionë euro, plus 2 të tjera në varësi të rezultateve.

“Juventus njofton se Hernanes ka kompletuar transferimin te skuadra kineze, Hebei ChinaFortune FC”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat