Kombëtarja e 17-vjeçarëve grumbullim në Durrës

Futboll

Kombëtarja e 17-vjeçarëve grumbullim në Durrës

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 19:58
Kombëtarja e 17-vjeçarëve

Përfaqësuesja shqiptare e 17-vjeçarëve do të nisë punën, në prag të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë. Trajneri Xhemal Mustedanagiç publikoi listën me 22 futbollistë që do të jenë pjesë e grumbullimit 8 ditor që do të zhvillohet në Durrës. Skuadra kuqezi do të nisë stërvitjen këtë të shtunë, më datë 11, deri më 18 Shkurt. Pjesë e Kombëtares janë 12 futbollistë që aktivizohen nëpër liga të ndryshme europiane, ndërsa pjesa tjetër luan në kampionatin shqiptar.

Gjashtë lojtarë militojnë në Itali, me skuadra si Empoli, Siena, Parma e Piacenza. Nga futbollistët që aktivizohen në Greqi, ata janë pjesë e ekipeve si Panathinaikos, Larissa, Panionios apo Aris i Selanikut, ndërsa pjesë e grupit është edhe talenti i Chelsea-t, Aramand Broja. Skuadra e Mustedanagiç do të qëndrojë e grumbulluar në resortin Tropikal në Durrës, ndërsa stafi teknik do të planifikojë edhe disa ndeshje miqësore, për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve.

Në kualifikueset e Europianit të 17-vjeçarëve, Kombëtarja shqiptare luan në Grupin 2, ku si kundërshtarë ka Spanjën, Kroacinë dhe Lihtenshtejnin. Turneu do të zhvillohet pikërisht në Shqipëri nga data 19 deri më 25 Tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat