Barcelona fiton, lider i ri në La Liga

Futboll

Barcelona fiton, lider i ri në La Liga

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 18:12
Barcelona

Barcelona ka fituar në udhëtim te Alavesi me rezultat të thellë 6-0.

Skuadra e Luis Enriques ka treguar forcën e vërtetë ndaj Alavesit duke u shfryer në këtë skuadër me gjashtë gola të shënuara.

Katalunasit ishin dominues gjatë gjithë ndeshjes, por për të parë golin e parë u desh të presim minutën e 37, kur Luis Suarez shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Aleix Vidal.

Goli i dytë i Barcelonës erdhi tre minuta më vonë nga braziliani Neymar, i cili shënoi për 2-0 pas asistimit të Suarezit dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, Barça arriti të gjej golin edhe katër herë tjera, për vetëm tetë minuta, ku i pari ishte Lionel Messi, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 59 për 3-0.

Dy minuta më vonë ishte mbrojtësi vendas që shënoi autogol për 4-0, ndërsa për 5-0 shënoi Ivan Rakitic një supergol në minutën e 65.

Luhej minuta e 67 kur Suarez shënoi golin e dytë të tij personal dhe të gjashtin për skuadrën e tij, duke përfunduar një ditë të mirë për katalunasit.

Deri në fund të takimit, Barca pati edhe raste të tjera për gol, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe në fund fituan 6-0 ndaj Alavesit.

Pas kësaj fitore, katalunasit e shohin vetën në pozitën e parë me 48 pikë apo dy më shumë se Real Madridi në vendin e dytë, por me tri ndeshje më pak, ndërsa Alavesi renditen në vendin e 12 me 27 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat