Barcelona nuk heq dorë nga shqiptari

Futboll

Barcelona nuk heq dorë nga shqiptari

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 16:55
Hysaj

Barcelona vazhdon të ndjekë me vëmendje Elseid Hysajn. Mbrojtësi shqiptar i Napolit është një nga objektivat kryesorë të skuadrës blaugrana për merkaton e verës së ardhshme dhe nëse dy klubet arrinë marrëveshjen për vlerën e transferimit, gjasat janë që Hysaj të bëjë hapin e madh në karrierë duke kaluar në Camp Nou. Sipas Calciomercato.it, 22-vjecari nga Shkodra ka përfunduar prej kohësh në radarët e Barcelonës dhe falë formës që ka shfaqur me Napolin gjatë 2 sezoneve të fundit, te Barca janë të bindur se afrimi i Hysajt do të ishte një investim shumë i mirë për të blinduar krahun e djathtë të mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat