Palermo një shëtitje, Juventusi shkon në +10

Futboll

Palermo një shëtitje, Juventusi shkon në +10

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 00:43
Juventus feston

Juventus Stadium mbetet një fortesë. Bardhezinjtë e Allegrit bënë detyrën përballë Palermos, duke fituar 4-1 në ndeshjen që hapi javën e 25-të të Serisë A italiane.

Claudio Marchisio zhbllokoi shifrat vetëm pas 13 minutave lojë, duke e dërguar topin në rrjetë pasi portieri Posavec bllokoi goditjen e Higuain.

Paulo Dybala dyfishoi shifrat me një goditje dënimi perfekte, përpara pushimit ndërmjet pjesëve. Talenti argjentinas e dërgoi topin atje ku portieri nuk mund të bënte asgjë, e pavarësisht ekzekutimit të jashtëzakonshëm nuk festoi përballë ish-skuadrës së tij.

Në listën e golashënuesve nuk mund të mungonte i zakonshmi Gonzalo Higuain, që shfrytëzoi asistin perfekt të Dybala-s dhe me klas e dërgoi topin në rrjetë.

Pas disa momenteve ankthi, për gjendjen e portierit Posavec, pas përplasjes me shokun e skuadrës Goldaniga (min 76), goleada e Juventusit vijoi me Dybala, me Higuain që i ktheu nderin, duke shërbyer në mënyrë të shkëlqyer.

Palermo realizoi golin e nderit në kohën shtesë me Chochev në kohën shtesë, goli i parë për siçilianët në Juventus Stadium, që shërbeu vetëm për statistikë. Me suksesin 4-1, i gjashti radhazi në kampionat, bardhezinjtë vazhdojnë shkëputjen në krye të Serisë A, me Romën e vendit të dytë që tashmë është 10 pikë larg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat