Rashica me Vitessen mbeten pa pikë kundër Ajax-it

Futboll

Rashica me Vitessen mbeten pa pikë kundër Ajax-it

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 17:10
Rashica

Futbollisti Davy Klaassen shënoi por edhe humbi penalltinë për Ajaxin, skuadër e cila si mysafirë shënoi fitore minimale me rezultat 1:0 kundër Vitesses, në ndeshjen e javës së 23-të të elitës së futbollit holandez. Rashica u paraqit titullar, por me bashkëlojtarët e tij nuk arritën të ndalin një pikë ndaj Ajaxit shumë të mirë. Në minutën e 26-të, Davy Klaassen nga rreth 13-14 metra shënoi golin e fitores. Ai ka pasur mundësi të thelloi fitoren, por gjuajtjen e tij nga penalltia e ka pritur portieri Room në minutën e 78-t.  Ajaxi është në pozitën e dytë me 55 pikë, kurse Vitesse renditet në vend të tetë me 33 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat