Barça udhëton në Atletico me fitore, edhe një herë shpëtimtar Messi

Futboll

Barça udhëton në Atletico me fitore, edhe një herë shpëtimtar Messi

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 22:47
Barcelona rikthehet në pozitën e dytë me 51 pikë.

Barcelona ka fituar ndaj Leganes në La Liga me rezultat 2-1.

Ishte një fitore e merituar për vendasit, por shumë e vështirë.

Barça e filloi këtë takim në mënyrën më të mirë të mundshme, ata shënuan në minutën e katërt me anë të Lionel Messit pas asistimit të Luis Suarez.

Mysafirët rrezikuan me anë të Nabil El Zhar (18’), ndërsa pas pak minutash Messi edhe një herë iu afrua golit, por portieri Iago Herrerin bëri një pritje të bukur dhe kjo ishte e gjitha nga pjesa e parë, e cila përfundoi me rezultat 1-0.

Shansi i parë serioz në 45 minutat e dytë erdhi nga Rafinha (69’), por edhe një herë portieri i mysafirëve bëri mrekullinë.

Dhe siç e thotë rregulli i pashkruar në futboll ‘kur nuk shënon, pëson’, erdhi dhe goli nga Leandes, i shënuar nga Unai Lopez.

Vendasit provuan të rikthejnë epërsinë në minutat e mbetur, por për golin e fitores u nevojit të priret deri në minutën e 89-të kur Messi shënoi nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore Barcelona rikthehet në pozitën e dytë me 51 pikë, një pikë më pak se Real Madrdi në vendin e parë, por Los Blancos kanë dy ndeshje më pak.

Leganes vazhdon në pozitën e 17-të me 18 pikë, ndërsa ndeshja e ardhshme e klubit katalunas është ndaj Atletico Madridit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat