Atak në zemër, vdes futbollisti i mirënjohur

Futboll

Atak në zemër, vdes futbollisti i mirënjohur

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 15:33
Ish-mbrojtësi i Republikës së Irlandës Paul McCarthy

Ish-mbrojtësi i Republikës së Irlandës, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare si pasojë e një ataku në zemër.

Lajmi ka tronditur botën e futbollit pasi Paul McCarthy ka pasur një karrierë të suksesshme veçanërisht me klubin e Brightonit në Britaninë e Madhe, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

Mbrojtësi irlandez kaloi shtatë vite të bujshme me skuadrën Brighton ku në vitin 2001 arriti deri në gjysmëfinale të FA Cup.

Paul McCarthy mbahet mend për golin kualifikues në çerekfinale të FA Cup përballë Leicester Cityt.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat