Edhe Pique mbron Luis Enriquen

Futboll

Edhe Pique mbron Luis Enriquen

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 20:49
Pique dhe Enrique

Mbrojtësi spanjoll i del në mbrojtje trajnerit Luis Enrique.

Pas presidentit Josep Bartomeu edhe Gerard Pique tregon se forma e skuadrës nuk është për faj të trajnerit Luis Enrique dhe se ai është njeriu i duhur për ta udhëhequr ekipin drejt sukseseve.

Pique tregon se është pikërisht Enrique ishte ai që nxori ekipin nga një situatë shumë e vështirë në vitin 2014, pas një sezoni të dështuar me Tata Martinon për të fituar tripletën me katalanasit që në vitin e parë si trajner i tyre.

“Në kohën kur Luis Enrique erdhi këtu ne ishim në vështirësi të shumta dhe me të arritëm tripletën, duke triumfuar në La Liga, Champions dhe në Kupën e Mbretit. Do të doja që të gjithë të kthenin kokën pas dhe të shihnin gjithë punën që ka bërë trajneri këtu. Ne jemi me të deri në vdekje. Jemi të gjithë bashkë duke u përpjekur të kalojmë këtë rënie të formës”, ka shpjeguar Pique.

Kritikat në adresë të Enriques janë rritur shumë sidomos pas humbjes së thellë që Barcelona ka pësuar një javë më parë nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve me rezultat 4:0, gjë që ua vështirëson jashtë mase atyre gjasat për t’u kualifikuar në çerekfinale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat