Benzema me telashe të reja

Futboll

Benzema me telashe të reja

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 18:21
Ilustrim

Sulmuesi i Real Madrid-it kishte publikuar në profilin e tij në “Twitter” një foto ku shfaqej duke mbajtur në duar një lloj iguane që është drejt zhdukjes, ndërsa ishte duke kaluar pushimet e fundvitit në ishullin e bukur të karaibeve. Një gjest që ka ngjallur reagime të shumta: e përditshmja “La Provence” ka prezantuar një denoncim në prokurorinë e Fort-de-France dhe dje kanë ardhur fjalët e presidentit të parkut natyror të zonës, Louis Boutrin: “Këtu Benzema do të jetë gjithmonë i mirëpritur, por yjet e futbollit nuk janë mbi ligjin. Ligji duhet respektuar”. Ndërkohë drejt Benzema-s është nisur një gjobë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat