Lineker ka shpërthyer në lot

Futboll

Lineker ka shpërthyer në lot

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 11:47
Ranieri

Gary Lineker, moderatori aktual i BT Sport, ka ka shpërthyer në lot pas shkarkimit të Claudio Ranierit nga Leicester City.

"Kam qarë natën e fundit – Kam derdhur lot për Claudion, kam derdhur lot për futbollin dhe kam derdhur lot për klubin tim”, ka deklaruar Lineker.

"Është e pashpjegueshme për mua, kjo është e pashpjegueshme për shumë fansa të futbollit që e duan lojën”, ka theksuar ai.

Ish-reprezentuesi i Anglisë karrierën si lojtar e ka nisur pikërisht te Leicester City. Ai ishte pjesë e këtij ekip nga viti 1976 deri më 1985. Ai gjatë karrierë ka luajtur edhe Barcelona, Tottenhami dhe Evertoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat