Pas derbit Gjilani-Drita, Haziri premton rindërtimin e stadiumit në Gjilan

Futboll

Pas derbit Gjilani-Drita, Haziri premton rindërtimin e stadiumit në Gjilan

Nga: A.M. Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 19:45
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka komentuar derbin e zhvilluar ndërmjet Gjilanit dhe Dritës ku ka uruar të dyja ekipet për angazimin e tyre.

Po ashtu, Haziri ja njoftuar se Komuna e Gjilanit e ka në planë që të rindërtoj  stadiumin sipas standardeve europiane.

"Në super derbin Gjilani-Drita pati gjithçka që duan futbolldashësit, fair-play, pranim i rezultatit, atmosferë e jashtëzakonshme, tifozeri e jashtëzakonshme, por asnjë incident. I uroj dy ekipet për angazhimin, sikurse edhe “Skifterat” dhe “Intelektualët” për spektaklin dhe animin korrekt. Derbi do të duket edhe më fantastik në të ardhmen, meqë e kemi në plan rindërtimin e stadiumit sipas standardeve europiane. Përshëndetje nga Kryeqyteti i Sportit!”, ka shkruar Haziri në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat