Ky është plani i Barcelonës për Iscon

Futboll

Ky është plani i Barcelonës për Iscon

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 19:32
Isco

Barcelona e dëshiron Iscon në Camp Nou në qershor të vitit 2018.

Duket se Isco do të largohet nga Real Madridi në një të ardhme të afërt. ‘Magjistari’ i Los Blancos, nuk po gjen shumë hapësira nën udhëheqjen e Zinedine Zidane, i cili dëshiron një aventurë të re.

Ka kohë që flitet për një transferim të 24 vjeçarit te Barcelona dhe duket se katalunasit e kanë marrë seriozisht këtë punë.

Goal shkruan se burime të afërta me klubin, u kanë treguar atyre se Barça do të tentojë ta bindë lojtarin që të mos nënshkruajë kontratë të re, në mënyrë që në verën e vitit 2018 të jetë i lirë dhe të transferohet në Camp Nou.

Një gjë e tillë duke e realizueshme, pasi në vitin 1996, Luis Enrique u largua nga Los Blancos për te Blaugranat si lojtarë i lirë, i cili tani dëshiron që edhe Isco të shkojë hapave të tij.

Isco, kontrata e të cilët i skadon në vitin 2018, asnjëherë nuk ka arritur ta bindë Zidanen për të qenë titullar te Los Blancos, pavarësisht paraqitjeve të mira gjithmonë kur i është dhënë rasti.

Derisa te Barcelona e kërkojnë atë për të zëvendësuar Iniestan, i cili është drejt fundit të karrierës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat