Rashica shënoi gol, fiton vend në formacionin e javës

Futboll

Rashica shënoi gol, fiton vend në formacionin e javës

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 21:34
Milot Rashica ka arritur të shënojë gol në ndeshjen kundër Go Ahead Eagles

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, vazhdon shkëlqimin në kampionatin holandez në fanellën e Vitessen. 

Futbollisti nga Vushtrria ka arritur të shënojë gol në ndeshjen kundër Go Ahead Eagles.

Skuadra e tij shënoi fitore me rezultat 3-1, ndërsa lojtari shqiptar ishte ndër më të mirët në fushë.

Për këtë dhe lojën e bukur ai  ka zënë vend në formacionin e javës.

Nuk është hera e parë që Rashica zë vend në formacionin e javës.

Image
Formacioni i javës
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat