Befason Guti: Dua që Barcelona të kaloj në çerekfinale

Futboll

Befason Guti: Dua që Barcelona të kaloj në çerekfinale

Më: 1 mars 2017 Në ora: 07:47
Jope Marioa Guti

Ish ylli i Real Madridit, Jope Marioa Guti, ka thënë se dëshiron që Barcelona të kthehet në rezultat ndaj Paris Saint-Germain.

Ish-mesfushori i doli në mbrojtje edhe Gerard Piques, pas akuzave të shumta në kohën e fundit.

“Dua që Barcelona të kthehet ndaj PSG-së në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi që nëse eliminohen fokusohet në La Liga”.

“Dua që Pique ta shënojë golin e pestë pasi e meriton, është i vetëm që është duke u përballur me situatën, dhe po kritikohet nga të gjitha anët”, ka thënë Guti.

Barcelona ka humbur në ndeshjen e parë 4-0, ndërsa në kampionat është një pikë më pak se Reali, por mbretërit kanë një lojë më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat