Barcelona shkatërron Gijonin, del në krye të tabelës

Futboll

Barcelona shkatërron Gijonin, del në krye të tabelës

Më: 1 mars 2017 Në ora: 21:26
Barcelona

Barcelona e ka shkatërruar Sporting Gijonin në Camp Nou, duke e mposhtur 6:1, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 25’të në La Liga.

Golat për ekipin e Luis Enriques i shënuan Leo Messi (9’), Luis Suarez (27’), Francisco Alcacer (49’), Neymar (65’), Ivan Rakitic (88’) dhe autogola nga Juan Rodriguez (11’), derisa golin e nderit për mysafirët e shënoi Carlos Castro (21’).

Katalunasit janë rikthyer fuqishëm dhe po rivalizojnë Real Madridin për titull.

Ata kanë grumbulluar 57 pikë dhe janë liderë me dy pikë më shumë se Real Madridi, që sonte nga 21:30 e pret në Bernabeu skuadrën e Las Palmas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat