Shala premton më shumë gola

Futboll

Shala premton më shumë gola

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2017 Në ora: 17:57
Drilon Shala

Sulmuesi nga Kosova, Drilon Shala, vazhdon kontratën edhe për një vjet me FC Lahti-n, që garon në Kampionatin e Finlandës.  Futbollisti shqiptar premton lojëra më të mira me ekipin e tij. “Në radhë të parë jam i kënaqur për kontratën dhe është edicioni i 11-të që luajë në elitën e Finlandës.  Ekipi ynë është me moshë shumë të re dhe synojmë rezultate sa më të mira. Synimi im është të shënojë sa më shumë gola dhe të bëjë edhe asistime. Pas një jave do të shkojmë me ekip në përgatitje në Barcelonë”, tha Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat