Jese: Barcelona-PSG, ky ekip shkon në çerekfinale

Futboll

Jese: Barcelona-PSG, ky ekip shkon në çerekfinale

Më: 6 mars 2017 Në ora: 13:17
Futbollisti i Las Palmas, Jese Rodriguez

Futbollisti i Las Palmas, Jese Rodriguez, është i bindur që PSG do të kalojë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ai nuk beson që Barcelona do të bëjë rikthimin e madh në “Camp Nou”.

“Nuk do të ketë rikthim të Barcelonës kundër PSG-së. PSG është një ekip shumë i komponuar dhe shumë fizik”, deklaroi Jese.

“Unë dua që të kualifikohet PSG. Ekipi që bën rikthime është Real Madridi, jo Barcelona”, shtoi Jese.

Ai u shpreh në fund i kënaqur me formën te Las Palmas, sidomos pas dy golave ndaj Osasunas. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat