Interi paralajmëron Atalantën

Futboll

Interi paralajmëron Atalantën

Më: 6 mars 2017 Në ora: 17:54
Pioli

Interi mendon për sfidën e fundjavës përkatësisht me 12 mars, kur do të takohen në ‘San Siro’ me Atalantën.  Zikaltrit synojnë tri pikë dhe ta tejkalojnë Atalantën dhe të janë sa më adër zonës së Champions League. “Kritikat? Janë pjesë e lojë. Jemi të mëdhenj, të matur dhe të aftë për të kuptuar si funksionojnë gjërat. E rëndësishme është të reagojmë shpejtë dhe të bëjmë një seri pozitive. Të dielën ndaj Atalantës? Jemi të detyruar për të fituar. Për ne çdo xhiro është e rëndësishme, sidomos kur përballemi me skuadrat që janë para nesh”, ka thënë Stefano Pioli, trajner i Interit. Zikaltrit janë në vend të gjashtë me 51 pikë, një më pak se Atalanta në pozitën e pestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat