Zyrtare: PSG vendos për Unai Emeryn

Futboll

Zyrtare: PSG vendos për Unai Emeryn

Më: 11 mars 2017 Në ora: 12:08
Unai Emery

Unai Emery do të vazhdoj ta drejtoj Paris Saint Germain pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve. Këtë e ka konfirmuar presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi.

"Që prej ardhjes në klub Emery është duke punuar shumë çdo ditë për të përmirësuar ekipin. Tani ne duhet të mësojmë nga dështimet”, ka deklaruar ai.

 “Kam folur me trajnerin në ditët e fundit. Unai ka cilësi që ne besojmë, dhe ka mbështetjen time të plotë, "tha Al-Khelaifi për Le Parisien.

Pas humbjes nga Barcelona, me rezultat 6:1, është përfolur se drejtuesit e PSG-së po synojnë që nga sezoni i ri trajnerë ta emërojnë strategun argjentinas, Mauricio Pochettino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat