Ecuri rekord, Juventus Stadium më i fort se polemikat

Futboll

Ecuri rekord, Juventus Stadium më i fort se polemikat

Më: 11 mars 2017 Në ora: 17:40
ilustrim

Më i fort se polemikat. Juventus Stadium është garancia e bardhezinjve të Masimigliano Allegrit. Një fortesë e pathyer. Me suksesin ndaj Milanit, bardhezinjtë regjistruan fitoren e 31-të radhazi në kampionat përballë publikut të tyre. Të gjitha skuadrat e Serisë A janë larguar pa pikë nga impianti në Torino. Pavarësisht polemikave për gjykimin dhe golit të fitores 2-1 të realizuar nga Dybala me penallti kur koha shtesë kishte përfunduar, statistikat i japin të drejtë Juventusit.

Megjithë mungesat e Cuadrado-s dhe Mandzukic dhe me Dani Alves e Pjaca-n nga krahët, skema 4-2-3-1 e propozuar nga Allegri funksionon dhe duket se skuadra ka gjetur ekuilibrat e duhur. Bardhezinjtë ishin padyshim superiorë përballë kundërshtarëve në harkun e 95 minutave lojë. Portieri Donnarumma u detyrua të realizojë pritje të mëdha në nëntë raste, duke mbajtur deri në fund në lojë skuadrën e Montella-s. Paraqitja e shkëlqyer e talentit të portës nuk ishte e mjaftueshme për të evituar humbjen e parë të Milanit pas pesë ndeshjeve.

Përfundimi mbetet i pandryshueshëm: Në shtëpi, asnjë skuadër nuk arrin ta ndalë Juventusin, që bëri një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit. Meritë e skuadrës, por edhe e tifozëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat