Aytekin, gjyqtari që ndëshkoi edhe Shqipërinë

Futboll

Aytekin, gjyqtari që ndëshkoi edhe Shqipërinë

Më: 12 mars 2017 Në ora: 15:54
Barcelona

Gjyqtari i ndeshjes Shqipëri-Izrael, turko – gjermani Deniz Aytekin u konsiderua si protagonist në ndeshjen që Shqipëria humbi në nëntor të vitit të kaluar me Izraelin, në eliminatoret e botërorit.

Në minutën e 17 ai akordoi një penallti për Izraelin dhe largoi me karton të kuq Gjimshitin, çka u komentua si vendim i tepruar, pasi ndërhyrja nuk që as e rrezikshme dhe as e qëllimshme.

Por me flagrant ishte vendimi i minutës se 54 kur nuk ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin izraelit, Zahavi për simulim, por largoi Etrit Berishën për reagimin ndaj tij dhe akordoi një tjetër 11 metësh ne favor te Izraelit.

Një nder gazetat me të njohura sportive në bote, spanjollja “Marca” shkruante se kjo ishte “Penalltia me e çuditshme në botë”.

Katër muaj me vonë Deniz Aytekin është serish në qendër të kritikave, për penallti ë dyshimta.
Ai shihet si protagonist i ndeshjes ku Barcelona u kualifikua ndaj PSG me rezultatin e bujshëm 6-1.
38-vjeçari dha penallti të dyshimta për Barçën, ndërsa nuk vlerësoi si të tillë faullin e Mascherano-s ndaj Di Maria-s.

Kritiket sportive thonë se rezultati ishte pasojë e vendimeve të gabuara të marra prej tij.  Për ketë arsye Aytekin rrezikon të mos gjykojë me ndeshjet e këtij edicioni të UEFA Champions League.
Sipas spanjolles Marca, Pier – Luigi Colina, kreu i sektorit të arbitrave në UEFA, mund dënojë gjyqtarin gjerman me origjinë turke për shkak të përformancës së tij të dobët në këtë ndeshje.

Masa që mund të merret ndaj tij është që ai të mos arbitrojë për një periudhë të pacaktuar ne nivele te larta dhe te drejtojë takime të niveleve të ulëta si kampionate moshash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat