Vllaznia, befasi e këndshme!

Futboll

Vllaznia, befasi e këndshme!

Nga: Aziz Zuka Më: 13 mars 2017 Në ora: 19:43
KF Vllaznia

Vllaznia e Pozhoranit është befasia e këtij edicioni në Ligën e Parë të të Kosovës në futboll. Kjo skuadër pas xhiros jave të Ligës së Parë ndodhet në pozitën e tretë me 29 pikë, me gjasa reale që së paku të sigurojë barazhin për inkuadrim në Vala Superligë. Kjo skuadër ndër më të vjetrat në Kosovë, e themeluar në vitin 1973 ka startuar si është më së miri edhe në stinorin pranveror ku janë zhvilluar dy javët e para. Ata e mundën me plotë meritë mikpritësin Dukagjinin nga Klina me rezultat 1:0, kurse të shtunën që e lamë pas barazoi (0:0) si mysafirë me liderin në tabelë, Flamurtarin e Prishtinës. Mirëpo, sukseset e këtij ekipi nuk përfundojnë me kaq. Skuadra e trajnerit Sallah Sherifi në pesë duelet e fundit kampionale (vjeshtë-pranverë) nuk ka pësuar gol. Kjo falë edhe mbrojtjes së çeliktë të skuadrës me portierin tashmë të mirënjohur Jasir Bajrami. Kryetari I Vllaznisë, Besim Halimi, i gëzuar për këto suksese të skuadrës së tij shprehet për kombëtaren “Bota sot” se merita për këtë ka e gjithë skuadra, në veçanti portieri Jasir Bajrami dhe mbrojtja me Leonard Kallabën, Uran Ramadanin, Betim Sylën dhe Shaban Sylejmanin, Ardian Mustafën dhe Ejup Brutin, si dhe sulmuesit, Mensur Livoreka, Elbasan Jakupin e...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat