PSG i bashkohet garës për Vidalin

Futboll

PSG i bashkohet garës për Vidalin

Më: 13 mars 2017 Në ora: 21:30
Arturo Vidal

Paris-Saint Germain i është bashkuar garës për shërbimet e Arturo Vidalit.

Mesfushori kilian është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë viteve të fundit dhe kjo ka bërë që skuadrat mos t’i ndahen interesimit për të.

Pas paraqitjeve të tij të mira me Bayern Munichun, ishte skuadra e madhe angleze, Chelsea, që u interesua në shërbimet e tij, me direktiva të trajnerin Antonio Conte, i cili ka punuar me të te Juventusi.

Por, tani garës për transferimin e tij i është shtuar edhe Paris-Saint Germain, që e shohin ‘King Arthur’ si një përforcim ideal për mesfushën e tyre.

Eliminimi i turpshëm nga Barcelona në Ligën e Kampionëve ka bërë që drejtuesit e kampionëve francez të interesohen në përforcimin e mesfushës, duke tentuar ta përmirësojnë imazhin e tyre.

Megjithatë, sipas gazetës spanjolle AS, bavarezët nuk duken të interesuar në shitjen e yllit kilian.

Në rast shitje të Vidalit, Bayerni do të fitonte së paku 50 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat