Juventusi është kualifikuar në çerekfinalen e Champions League, duke iu bashkuar skuadrave, si Real Madridit, Barcelonës, Bayern Munihut, Dormundit e Leicester Cityt.
Skuadra portugeze Porto ka qenë e pafuqishme që të bëjë me shumë në Torino sidomos pas përjashtimit nga loja te futbollistit Maximiliano Pereira. Në minutën e 40-të, Higuain nga afërsia gjuajti për mrekulli por Pereira e ndali topin me dy duart dhe gjyqtari pa u hamendur fare akordoi penallti dhe e ndëshkoi direkt me karton të kuq.
Plot 50 minuta Porto ka qenë me një lojtar me pak, kurse për Juven, kampionin në fuqi në Itali, ka qenë një përparësi e madhe në fushë. Paulo Dybala mori përgjegjësinë nga penalltia, i cili ka qenë i saktë dhe i siguroi fitoren “Zonjës së Vjetër”.
Kampioni italian edhe takimin e parë në udhëtim e kishte fituar 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:0 është kualifikuar për më tutje.