Besa avancon tutje, eliminohet Prishtina!

Futboll

Besa avancon tutje, eliminohet Prishtina!

Më: 15 mars 2017 Në ora: 17:31
KF Besa

Janë mësuar tri skuadrat e para gjysmëfinaliste të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, janë këto Besa, Drenica dhe Llapi. Besa arriti të mposhtë Prishtinën në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’, në Pejë, me rezultat 1:0. Pejanët u kualifikuan në saje të autogolit të shënuar nga Gentrit Dumani, në minutën e 35-të. Ndërkohë, me të njëjtin rezultat fitores para tifozëve të vet iu gëzua edhe Drenica në duel me Ferizajn. Golin e vetëm në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj e shënoi Taulant Dajaku, në minutën e 44-t nga penalltia. Ndërkaq, Llapi arriti të sigurojë biletën për gjysmëfinale vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 3:3. Në fund llapjanët fituan 4:3, falë golit të shënuar në minutën e 93-të nga Armend Blakqori. Golat në kohën e rregullt për llapjanët i shënuan Festim Krasniqi (36’) nga penalltia, Berat Hyseni (38’) dhe Fuat Karabeg (68’), derisa për Lirinë realizuan Blendi Memaj (45’), Henry Chibueze (56’, 68’).

Digitalb Kupa e Kosovës – Çerekfinalja

Drenica-Ferizaj 1:0

Besa-Prishtina 1:0

Llapi-Liria 3:3,  4-3 në vazhdime

Nesër

Trepça-Trepça ‘89

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat