As kërcënimet nuk na ndalen!

Futboll

As kërcënimet nuk na ndalen!

Nga: Skënder Selmani Më: 17 mars 2017 Në ora: 19:24
Nysret Prekazi

Vitet e 90-ta, kanë qenë periudha të sakrificës, të mbijetesës së sportit, sepse ishin të përndjekur, të rrahur, të burgosur e vrarë nga okupatori serb. Futbolli ka pasur shumë gjyqtarë që lanë gjurmë të pashlyeshme, ndër ta është edhe Nysret Prekazi. Është një emër mjaft i shquar i gjyqtarëve të futbollit tonë, jo pse u bashkua nga dita e parë në pavarësimin e futbollit të Kosovës, por ishte edhe nga personat kyq në organizimin e gjyqtarëve që të bëhen vetvetja dhe të jenë gjyqtarët e futbollit te pavarur të Republikës së Kosovës. Nysret Prekazi rrjedh nga një familje e njohur sportistësh futbollist me emër si vëllai Rafeti, gjithashtu edhe kushëririn Luan Prekazi të cilit edhe këta nga dita e parë iu bashkuan karvanit të popullit, Formimin e Futbollit të Pavarur të Kosovës. Posaçërisht Nysreti në Mitrovicë bëri një punë shumë të madhe në organizimin e gjyqtarëve dhe nga ky angazhim, Nysreti ishte i përndjekur nga milicia vrastare serbe po ashtu i kërcënuar. Ky fare nuk brengosej për këtë, po së bashku me gjithë kolegët gjyqtarë deklarohej: Në këtë rrugëtimin tonë edhe vdekja nuk mund të na ndalon, që ta arrijmë synimin tonë që të jemi të pavarur, edhe ky synim u arrit. Edhe pse ishte gjyqtar Federativ dhe ishte në perspektiv shumë të madhe në ligat e larta të...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat