Edhe gjyqtarët ishin gurthemel i pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai serbosllav

Futboll

Edhe gjyqtarët ishin gurthemel i pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai serbosllav

Më: 20 mars 2017 Në ora: 19:20
Rexhep Potoku

Debate

Se gjyqtarët e futbollit të Kosovës, kanë qenë edhe gurthemel në pavarësimin e futbollit, kjo është më se e vërtet, të cilët me trimërinë e tyre, sakrificën e dëshmuan, edhe pse milicia vrastare serbe mundohej që me çdo kusht t’i paralizonte këta gjyqtar trima që mos te referojnë. Rexhep Potoku ka qenë një gjyqtar trim që ndau drejtësinë me pedanteri.  Këta trima gjyqtar as që dojshin ta dinë për këta gjakpirës sepse nga dita e parë ishin të vendosur që ta kryejnë dhe ta përfundojnë obligimin e tyre, edhe pse shumë herë u është rrezikuar edhe jeta që me çdo kusht së bashku me futbollistë ta pavarësojnë futbollin e Kosovës. Në mesin e të gjithë këtyre trimave ishte edhe gjyqtari Rexhep Potoku. Nga dita e parë edhe Rexha u aktivizua së bashku me kolegë në pavarësimin e futbollit të Kosovës dhe ishte mjaft aktiv, aty ku ishte nevoja Rexha ishte aty, ishte i përndjekur dhe i kërcënuar nga milicia vrastare serbe, dhe kurrsesi nuk arritën që ta frikësojnë që të ndërpres aktivitetin e tij, sepse ishte i vendosur si edhe shokët e tij gjyqtar që nismën për pavarësimin e futbollit tonë ta konkretizojnë dhe ta bëjnë realitet.  Ishte gjyqtar kryesor në shumë ndeshje, dhe me autoritet i përfundoj të gjitha këto ndeshje me shumë sukses, ku për këtë arsye Rexhep Potoku në Kampionatin e parë të Republikës së Kosovës nga komisioni i Federatës së Futbollit...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat