Talenti nga Kosova i bashkohet Rapidit të Vjenës

Futboll

Talenti nga Kosova i bashkohet Rapidit të Vjenës

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2017 Në ora: 17:23
Denis Tahiraj

Në çdo vend të Evropës pothuajse ka futbollist të talentuar shqiptar dhe që pritet të dëgjohet shumë në të ardhmen. Një emër që po vjen në lojën më të popullarizuar në botë, është edhe Denis Tahiraj, me prejardhje nga Skenderaj. Ai është pjesë e skuadrës Rapid U-8 nga Vjena. Njomaku nuk ka më shumë se 8 vjet, ka një talent të madh, shquhet me driblime e tija. Prindi i tij, Jetoni, tha se Denisi qysh në moshën 5-vjeçare ka treguar se ka shkathtësi për lojën e futbollit. “Kur ishte 5 vjet fillojë me u stërvit e me luajt në SV Wienerberg. Prej asaj kohe luan në SV Wienerberg dhe vazhdimisht ka përparuar në rritjen e tij në lojë. Ideja i lindi që kur ishte në çerdhe, lozte vetëm me top dhe edukatorët me thanë se ky fëmijë është shumë talent i lojës së futbollit.

E kisha idenë se ai ka dhunti për futbollist, sepse sa herë futesha në supermarket atij asgjë nuk i ka interesuar, përveç shikonte topin e futbollit”, tregon për gazetën kombëtare “Bota sot” prindi i Denisit. Ai tregon se çfarë pozite luan Denisi: “Tash ai luan për U-8 dhe është qendërsulmues, po luan edhe anësor i djathtë ose i majtë ofensivë”. Djaloshi është edhe shënues i spikatur për moshën e tij. “Për një sezon i ka shënuar mbi 50 gola dhe shkon në një shkollë të futbollit dhe aty vijnë përfaqësuesit e Rapidit, duke më thënë pse nuk e dërgon djalin në mesin e talenteve më të mëdhenj (Dita e talenteve)  dhe pikërisht me 16 mars të këtij viti, ishim në ditën e talenteve, ku prej 47 fëmijëve e përzgjodhën djalin tim”, tregon Jetoni, i cili shpreson se në Rapid do të mësojë edhe një përvojë të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat