Ja sa tifozë shqiptarë do të jenë në ndeshjen Itali-Shqipëri

Futboll

Ja sa tifozë shqiptarë do të jenë në ndeshjen Itali-Shqipëri

Më: 23 mars 2017 Në ora: 00:06
Tifozët shqiptarë

Mijëra tifozë shqiptarë pritet të mbushin shkallët e stadiumi Renzo Barbera të Palermos, për ndeshjen Itali-Shqipëri.

Mbështetja e tifozëve do të jetë shumë e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Gianni De Bias ndaj Italisë.

Nga burimet e mediave shqiptare, mësohet se në Palermo, mbrëmjen të premtes pritet të jenë rreth 15 mijë tifozë shqiptarë.

Kjo pas përveç 5000 biletave të vëna në dispozicion nga federata italiane e futbollit, për tifozët kuqezinj, pritet që edhe 10 mijë shqiptarë të tjerë të cilët zotërojnë nënshtetësinë italiane të mbështesin kombëtaren në këtë sfidë kaq të rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat