Barça shton interesimin për Mahrez

Futboll

Barça shton interesimin për Mahrez

Më: 24 mars 2017 Në ora: 20:05
Riyad Mahrez

Riyad Mahrez vazhdon të mbetet një objektiv i klubit katalanas.

Barcelona kërkon të përforcohet në afatin kalimtar të verës dhe një nga objektivat kryesore të klubit mbetet Riyad Mahrez i Leicester Cityt.

Ylli i kampionëve të Anglisë ka kohë që përcillet nga katalanasit, të cilët kishin tentuar ta transferonin në verën e shkuar por Mahrez atë kohë kishte vazhduar kontratën me Leicester duke larguar Barcelonën. Siç shkruan e përditshmja spanjolle Sport, për reprezentuesin e Algjerisë, Barcelona do të duhet të paguajë së paku 35 milionë euro në mënyrë që ta bindë Leicesterin ta lejojë largimin e lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat